Pas rritjes së inflacionit, ekspertët e ekonomisë parashikojnë rritje të normave të interesit

Pas rritjes së inflacionit, ekspertët e ekonomisë parashikojnë rritje të normave të interesit

Gazetare: Andrea Cobanova

Norma e inflacionit prej 10,5% nuk ​​ka qenë në nivel kaq të lartë që nga pavarësia e vendit, thonë ekspertët e ekonomisë, shkruan Alsat.

Nevojitet reagim i shpejtë si nga Banka Popullore ashtu edhe nga Ministria e Financave.

Një tjetër rritje e normës së interesit për bono thesaret, por edhe masa qeveritare që do të stimulojnë rritjen ekonomike janë opsionet për zbutjen e rritjes së lartë të çmimeve, thotë profesori universitar Zoran Ivanovski.

“Ne prej kohësh nuk mbajmë mend inflacion dyshifror. Mund të presim ndërhyrje shtesë nga Banka Qendrore, por në pjesën e luftës kundër inflacionit mendoj se ka ardhur koha të përfshihet edhe politika fiskale, sepse gjithsesi thash që instrumentet dhe masat e Bankës Qendrore për këtë lloj inflacioni janë të kufizuara. Masat duhet të synojnë mbështetjen e investimeve reale të atyre që sjellin dhe ecin përpara do të thotë, ata që sigurojnë ekonomi më dinamike”, tha Zoran Ivanovski- profesor universitar.

Përllogaritja e fundit e Lidhjes së Sindikatave është se në muajin prill shporta e konsumatorit është rritur për 1.300 denarë në krahasim me muajin mars. Një familje prej katër anëtarësh i nevojiten 38.104 denarë për të mbuluar shpenzimet mujore. Sipas llogaritjes, për ushqim dhe pije për një muaj nevojiten 16.458 denarë, për banim 11.627 denarë, për higjienë 2.627 denarë, për transport 3367 denarë, për blerje të rrobave dhe këpucëve 2.176 denarë dhe për shëndet 778 denarë.

Shporta sindikale e LSM-së

Ushqime dhe pije – 16 458 denarë

Banimi – 11 627 denarë

Higjiena – 2 627 denarë

Transporti – 3.367 denarë

Veshje dhe këpucë – 2 176 denarë

Mirëmbajtja shëndetësore – 778 denarë

Kriza e çmimeve vërehet pothuajse në të gjitha vendet e botës. Çmime rekord prej shumë vitesh, përveç vendit, janë shënuar edhe në Greqi, Danimarkë dhe Shqipëri./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button