Ish-prokurorët e PSP-së aplikojnë te Ruskoska


Ish-prokurorët special nuk do të kenë përparësi për pesë vendet e lira në Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ekipi i Prokurores Vilma Ruskovska duhet të zgjerohet me pesë prokurorë të ri, por shefja e kësaj prokurorie pretendon se kjo shpallje nuk ka për qëllim vetëm ish-prokurorët e PSP-së dhe se kushdo që i plotëson kushtet ka të drejtë të aplikojë. Sipas saj privilegje dhe pika shtesë nuk sjell fakti nëse dikush ka qenë pjesë e ekipit të Katica Janevës. Në Këtë shpallje është theksuar kushti kryesor:

Shpallje

“Kandidatëve u kërkohet si kusht i posaçëm të kenë përvojë pune të paktën katër vjet si prokuror publik me rezultate të konfirmuara në punë dhe e cili është vlerësuar me notë pozitive në dy vitet e fundit”

Kontaktuam disa nga prokurorët që kanë punuar në PSP. Ata thanë se do të aplikojnë në këtë shpallje dhe do të përpiqen të bëhen pjesë e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion e kryesuar nga Vilma Ruskovska. Edhe pse shpallja është në anën e Këshillit të Prokurorëve Publik dhe është publikuar më datën 2 të këtij muaji, megjithatë deri tek ta nuk ka arritur asnjë aplikim. Pritet që shpallja përveç në faqen e tyre zyrtare dhe në gazetë ditore, të publikohet zyrtarisht edhe në Gazetën Zyrtare. Vetëm pas kësaj, Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Aco Kolevski pret biografitë e para të kolegëve nga të gjitha prokuroritë në të gjithë vendin. Kolevski gjithashtu siguron që ish-prokurorët special nuk do të kenë përparësi në përzgjedhje. Për momentin në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion punojnë dhjetë prokuror, përfshirë edhe Ruskovskën. Ajo pohon se përveç pesë prokurorëve që i duhen për t’i plotësuar me shpalljen e fundit, nevojiten edhe pesë të tjerë që ekipi të ketë një total prej njëzet prokurorësh për të ndjekur penalisht krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button