Ish punonjësit e Ministrisë së Ekonomisë mohojnë fajin për Koçanin

Ish punonjësit e Ministrisë së Ekonomisë mohojnë fajin për Koçanin

Gazetar: Mihaillo Donev

Ish-punonjësit e Ministrisë së Ekonomisë, të akuzuar për tragjedinë në diskotekën Puls në Koçani, nuk kanë pasur kompetencë ligjore për të kryer inspektim në terren nëse objekti i ka plotësuar kushtet minimale teknike. Ata kanë pasur për detyrë të kryejnë përpunimin administrativ të dokumenteve të dorëzuara, argumentoi mbrojtja e tyre në fjalët hyrëse në gjykatë. Disa nga avokatët e këtyre të pandehurve kritikuan aktakuzën, duke theksuar se nëse ka vërtet një ndërlidhje midis të pandehurve në atë zjarr, duhet të ngrihet pyetja se cili ishte roli i prokurorisë për të gjithë periudhën.

“Edhe sot lëshohen licenca nga zyra…E vetmja gjë që ka ndryshuar është kontrolli, kontrolli i shtuar. Këtu përfshihen në këtë kërkesë se çfarë kërkohet saktësisht për lëshimin e licencës, elementet e licencës. Nuk kam dalë kurrë në jetën time dhe nuk e di as se ku është Pulsi”, tha Zoran Nikolovski, i pandehur dhe ish-punonjës i Ministrisë së Ekonomisë.

“Prokuror, nëse pretendoni se ka ekzistuar ai “javashllëk”, ai “javashllëk”, çfarë keni bërë për 13 vjet në Koçani? Çfarë bëtë? Nëse e pranojmë teorinë tuaj, unë thashë asgjë personalisht, nëse e pranonim këtë teori atëherë prokurori duhet ta kishte dëgjuar dhe jo ta lexonte aktakuzën”, deklaroi Petre Shilegov, avokat i të pandehurit Shofhet Hazari, ish-punonjës i Ministrisë së Ekonomisë.

“Theksojmë, dhe gjykata do të sigurohet, që e pandehura Razmena nuk ka qenë e përfshirë në procedurën për lëshimin e licencës, sepse një veprim i tillë nuk binte brenda kompetencave të saj si sekretare shteti. Është e rëndësishme të theksohet se licenca e lëshuar në këtë mënyrë për kryerjen e një aktiviteti kabareje ishte e vlefshme për një vit”, u shpreh Goce Ristevski, avokat i të pandehurës Razmena Çekiq Duroviq.

Punonjësit e dyshuar të Inspektoratit Shtetëror të Tregut gjithashtu u mbrojtën para gjykatës, dhe disa prej tyre pretenduan se gjatë periudhës kur kanë punuar si inspektorë, nuk u është kërkuar të kryejnë inspektime në Puls. Një nga të akuzuarat tha se kur ajo ka dalë në terren në vitin 2012, kabareja i kishte plotësuar të gjitha kushtet.

“Kur isha në kontroll në vitin 2012, kuptova se objekti i plotësonte plotësisht kushtet e përcaktuara nga juridiksioni ynë në përputhje me kompetencat ligjore sipas të cilave ne veprojmë. Dhe kam përcaktuar se kapaciteti në atë moment i kabaresë është 170 persona, vizitorë, dhe i kompletuar me të gjithë situatën faktike për momentin. Pra, ai i plotësonte kushtet tërësisht”, deklaroi Blashka Eftimova.

Seanca e radhës është caktuar për datën 25 dhjetor, ku pritet të finalizohen fjalët hyrëse të të gjithë 35 individëve dhe tre personave juridikë të paditur për këtë rast. Në zjarrin e Koçanit më 16 mars vdiqën 63 persona dhe u lënduan mbi 200. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button