Nuk ka ndihma sociale prej më shumë se një javë
Nuk ka ndihma sociale prej më shumë se një javë
Gazetar: Angel Dimovski
Pagesa e ndihmës sociale ka ngecur. Familjet më të rrezikuara në vend kanë dhjetë ditë që presin mjtete pa të cilat nuk mund të kalojnë ditën. Qytetarët thonë se pagesa është disa ditë me vonesë, pa të cilën, siç theksojnë ata, nuk mund të blejnë bukën dhe ilaçet që u nevojiten.
“Është vonuar shumë zotëri. Ndihmën sociale kjo Qeveri duhej ta jepte më datë 4-5 dhejtor. Kjo është katastrofë. Mendoj për të gjithë qytetarët. Ka njerëz që e presin dhe jetojnë me këtë ndihmë sociale”, tha një qytetar.
“Është vonë, kemi marrë me të gjashtin – shtatin,dhe tani është e 11-ti, na duhen por për asgjë” – qytetar.
Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sigurojnë se pagesa do të realizohet sa më shpejt të jetë e mundur.
“Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë ju njofton se e gjithë procedura për përgatitjen e pagesës së të drejtave sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve është përfunduar nga shërbimet e Ministrisë”, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Të drejtë për ndihmë sociale kanë personat e papunësuar që kërkojnë punë rregullisht, personat që kujdesen për tjetërin, familjet që marrin ndihmë për fëmijën e tretë dhe ndihmë sociale për mbrojtjen e fëmijeve. /Alsat.mk








