Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka mbëritur në Tiranë

Mike Pompeo vjen në Tiranë më ftesë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Gjatë qëndrimit në Tiranë ish sekretari Pompeo do të marrë titullin e nderit “Doctor Honoris Causa” nga universiteti i Tiranës.

“Ditën e hënë, në orën 10:00, në Hotel “Sheraton”, Kuvendi i Shqipërisë, me nismën e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe nën kujdesin e Kryetarit të Grupit, z. Taulant Balla, do të organizojë një veprimtari kushtuar 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA. Në këtë veprimtari do të përshëndesë Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, dhe personalitete të tjera të larta”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:

Back to top button