Ish sulmuesi i FC Shkupit, kalon në radhë e Pjunikut në Armeni

Reprezentuesi I Maqedonisë, Marjan Radeski në të ardhmen do t’i tund rrjetat në Ligën e Parë të Armenisë dhe skuadrën e Pjunikut. Ndonëse për shërbimet e tij kishte një interesim serioz nga radhët e Struga Trim Lum, sulmuesi 27-vjeçar nga Prilepi, vendosi të transferohet në Armeni.

Radeski me 17 paraqitje dhe një gol në fanellën e Maqedonisë, erdhi te Shkupi, verën e kaluar, por edhe pse pati paraqitje solide, nuk gjeti gjuhë të përbashkët me drejtuesit e kampionit të Maqedonisë dhe si lojtar i lirë kaloi në radhët e Pjunikut.

Paraprakisht, Radeski ka luajtur për skuadrën e Akademia Pandevit, Shkëndijën, Metalurgun dhe 11 Oktomvri.

LEXO EDHE:

Back to top button