Ish sulmuesi i Realit: Mbape i destinuar për Madrid

Sulmuesi Kilian Mbape duket i destinuar të kalojë te Real Madridi. Ai e dëshiron kalimin tek ekipi “Los Blancos” dhe diçka të tillë e ka treguar dhe ish-shoku i ekipit të tij Hese Rodrigez.

“Kylian dëshiron me të vërtetë të luajë me Real Madrid. Idhulli i tij ka qenë gjithmonë Kristiano Ronaldo. Ai e dashuron Realin dhe jam i bindur që do të transferohet një ditë në Santiago Bernabeu,“  ka thënë sulmuesi.

Hese Rodrigez ka luajtur vetë tek ekipi i Realit dhe ka folur me Mbappe për Madridin. Karriera e sulmuesit nuk arriti asnjëherë atje ku duhet.

LEXO EDHE:

Back to top button