Ngecin punimet në rrugën që shpie drejtë lagjes së Shutkës

Rikonstruimi i rrugës “Brigada maqedonase-kosovare që çon drejt komunës së Shutkës ka ngecur pranë udhëkryqit në rrugën e plastikëve pasi banorët refuzojnë të kyçen në sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimit duke iu shmangur tatimeve. Punimet janë ndërprerë meqë autoritetet nuk duan që problemin ta zgjidhin me forcë por thonë se nuk do të presin në pafundësi miratimin e tyre.

“Brigada Maqedono-Kosovare e cila lidhë të ashtuquajturën Rruga e Plastikës me tre komunat, atë të Çairit, Butelit dhe Shuto Orizares për muaj të tërë ndodhet në këtë gjendje, për banorët e tre komunave të cilët domosdoshmërish duhet ta frekuentojnë këtë rrugë, ky është një tmerr i vërtetë”.

“Për shkak se nuk janë votimet ende në radhë, andaj presin për ta shfrytëzuar rastin. Kjo është krejt punë votimesh, nuk është për diçka tjetër, krejt u rregullua vetëm kjo ka mbetur këtu, ma thuaj për çka. Asnjë veture nuk i qëndron kësaj për çdo ditë ta kalosh këtë rrugë këtu, kjo nuk është normale”.

“As veturat nuk mund të kalojnë, as këmbësorë. Asnjëherë, deri në zgjedhje me siguri nuk do të rregullohet, para se të ketë zgjedhje, nuk e besoj”.

“Nuk mundemi, por ç’të bëjmë, kur nuk e rregullojnë ç’të bëjmë, patjetër të qarkullojmë”.

“Shpesh jemi duke e kaluar por katastrofë është. Për të gjithë është problem për vetura e për të gjithë, kjo u bë me muaj kështu. Veç kur të dalë vera më edhe atë mendojnë a do të bëhet”.

Kryetari i Qytetit të Shkupit thotë se problemi qëndron tek vetë banorët që jetojnë përskaj kësaj rruge. Sipas tij, ka nga ata që nuk dëshirojnë që të lidhen me rrjetin e kanalizimit dhe ujësjellësit.

Jemi në një periudhë që është më mirë të negociojmë me qytetarët e të mos i detyrojmë të bëjnë diçka me dhunë. Por siç po kalon kjo periudhë ne nuk do të kemi zgjidhje si institucion dhe patjetër ta realizojmë. Tani nuk është edhe kohë e mirë për shkak se është dimër dhe është më vështirë për punimet ndërtimore, andaj jemi më tolerant, dëshirojë që kur të bëjmë atë rrugë e cila 50 vite nuk është bërë ta bëjmë në mënyrë që e njëjta nuk do të demolohet për shkak të lidhjeve të padrejta të qytetarëve që banojnë në atë pjesë – deklaroi Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Bulevardi “Brigada Maqedonase-Kosovare-ka filluar të rikonstruohet në vjeshtë të vitit 2020. Kohë më parë banorët që janë rreth këtij bulevardi, kërkuan që në pjesën e cila është në përfundim e sipër, sa më shpejtë të merren masa edhe për sigurinë e fëmijëve apo të vendosen pengesa për ngadalësimin e shpejtësisë për vozitësit.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button