Ish zyrtari i Obama ankohet se budallallëqet socialiste tek Demokratët do t’ua humbin zgjedhjet për Kongres

Ish zyrtari i Obama ankohet se budallallëqet socialiste tek Demokratët do t’ua humbin zgjedhjet për Kongres

Ish menaxheri i fushatës së presidentit amerikan Barack Obama kritikoi ashpër kongresisten sociaaliste të Demokratëve të martën për nxitje të përçarjeve brenda radhëve në zgjedhjet preliminare brenda partiake duke arsyetuar se “budallallëqe muti” si këto do t’iu kushtojnë shtrenjtë në fund.

Jim Messina që ka shërbyer si menaxher i fushatës së Barack Obama më 2012’ kishte reaguar ndaj lajmeve se përfaqësuesja demokrate në Kongres, Alexandria –Casio-Cortez kishte mbështetur një kandidate të krahut të quajtur progresiv brenda partisë, Alessandra Biaggi, në garën e saj për t’i hequr kandidaturën kongresmenit demokrat nga New York, Sean Patrick Maloney.

“Kjo është kundra produktive. Gjykata Supreme së shpejti do të ndalojë abortin. Ne mund t’i humbim të dy dhomat e Kongresit. E ne po përqendrohemi tash në luftë kundër njëri tjetrit? Tani duam t’i përzëmë progresivë të përkushtuar për shkak të…pse? Nëse do të humbim Kongresin do të jetë për shkak të budallallëqeve si këto” kishte shkruar Messina në Twitter.

Ka përçarje e mosmarrëveshje në garën mes demokratëve në New York pas ndryshimit të hartave elektorale ku kongresmeni Sean Patrick Maloney për të cilin ankohej Messina kishte vendosur të garonte për ulësen e Kongresit në Qarkun 17 në vend se të mbronte ulësen e tij në Qarkun 18 të New York, duke e dëmtuar një kandidat tjetër demokrat sipas disa analistëve elektoral amerikan.

Lufta në mes të demokratëve të moderuar dhe krahut socialist brenda gjatë kohë është parë edhe në publikun amerikan. Ka shumë të irrituar me krahun socialist brenda, ku pas zgjedhjeve të 2020’s ku ruajtën shumicën por humbën mjaft ulëse kishte ankesa se kjo ndodhi pikërisht për shkak të irritimit të të votuesve amerikanë me politikat e majta brenda partisë.

Parashikimet për zgjedhjet e Kongresit Amerikan në nëntor të këtij viti sipas anketave të fundit, parashikohet se demokratët do të pësojnë humbje dërrmuese, më të rëndën në 80 vitet e fundit. Sipas anketës së CNN çështja primare që shqetëson amerikanët është ekonomia në rënie me inflacion të lartë.

LEXO EDHE:

Back to top button