Është rritur numri i të prekurve nga kanceri i qafës së mitrës. Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) numri i rasteve me kancer të qafës së mitrës në vitin 20222 ishte 173, ndërsa i vdekjeve ishte 66. Ndërsa, në vitin 2021 ishin 152 raste dhe 41 vdekje. Në periudhën 10-vjeçare nga viti 2013 deri në vitin 2022, incidenca mesatare e kësaj sëmundjeje ishte 9.2 për 100 mijë gra, ose rreth 170 raste të reja çdo vit, duke e bërë kancerin e qafës së mitrës sëmundjen e 6-të malinje më të zakonshme tek gratë. Sipas të dhënave të vdekshmërisë, vdekshmëria është 2.9 vdekje për 100,000 gra, ose mesatarisht 52 gra që vdesin gjatë kësaj periudhe nga kanceri i qafës së mitrës. “Me kontrolle të rregullta dhe duke u kujdesur mirë për shëndetin tuaj, të gjitha këto vdekje mund të shmangen, sepse kontrolli dhe zbulimi i hershme i të gjitha rasteve sjell mundësi të mira për trajtim efektiv dhe shmangien e shumë vdekjeve” thuhet më tej në njoftimin e institutit. /Alsat.mk
356 1 minute read








