Islanda pritet të bëhet shteti i parë evropian me shumicë të përbërë prej grave në Parlament

Islanda po pritet të shënojë histori duke u bërë shteti i parë evropian që ka të përbërë shumicën me gra në Parlament.

Sipas projeksioneve të bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të fundit, 33 nga 63 ulëse në Althingi, ose 52% janë fituar nga gratë.

Kjo shënon rritje për nëntë ulëse në krahasim me zgjedhjet e kaluara të mbajtura në vitin 2017.

Asnjë shtet tjetër evropian nuk ka arritur pragun prej 50%, me Suedinë e cila është afruar deri në 47%, sipas të dhënave të Bashkimit Inter-Parlamentar.

Për dallim prej disa shteteve të tjera, Islanda nuk ka kuota legale për përfaqësimin e grave në Parlament, ndonëse disa subjekte politike kërkojnë që një numër minimal i kandidatëve të jenë gra.

Islanda për një kohë të gjatë është llogaritur lider në barazi gjinore, madje është rankuar si kombi me më së shumti barazi gjinore në botë.

Po ashtu, ky është shteti i parë në botë që ka zgjedhur një grua presidente, në vitin 1980.

LEXO EDHE:

Back to top button