Shkëndija merr një pikë ndaj Struga Trim Lum, shkëlqen Selmani

Sot u zhvilluan përballjet e javës së 8-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Në derbin e kësaj jave, kampioni aktual, Shkëndija u ndal në barazim 1-1 në terrenin e skuadrës Struga Trim Lum. Skenderi solli epërsi për vendasit, para se Tomovski të barazojë shifrat në pjesën e dytë të takimit.

Me rezultat të njëjtë 1-1, u mbyll edhe takimi në mes Rabotniçkit dhe Pelisterit. “Romantikët” avancuan përmes Ristevskit, ndërsa mysafirët nga Manastiri barazun shifrat në kohën shtesë me golin e Antonios.

Fitore bindëse për Renovën dhe Tikevshin, që mundën Bregallnicën dhe Makeodnija Gjorçe Petrovin. Skuadra nga Xhepçishti me 5-2 mundi Bregallnicën, falë realizimit të golava nga Jusufi, Selmani, Shefiti, Ilievskit dhe Mustafovit.

Tikevshi arkëtoi fitoren e parë në Ligën  e Parë, duke mundur Makedonija Gjorçe Petrovin me 3-0, ku golat i shënuan Ngoba, Ivanovski dhe Spahiu.

Ndërkohë Skopje me 2-0, në transfertë, mundi skuadrën e Borecit.

Liga e Parë – Java 8

Struga Trim Lum 1-1 Shkëndija

Rabotniçki 1-1 Pelisteri

Renova 5-2 Bregallnica

Tikveshi 3-0 Makedonija Gj.P.

Boreci 0-2 Skopje

Akad. Pandev – FC Shkupi

LEXO EDHE:

Back to top button