Islandë/ Shpërthimi i vullkanit në Islandë, llava e kuqe dhuron spektakël
Islandë/ Shpërthimi i vullkanit në Islandë, llava e kuqe dhuron spektakël
Shpërthimi i një vullkani në Islandë ka mbledhur shumë spektatorë që duan të shohin panoramën e mbizotëruar nga llava e kuqe, por autoritetet aty po japin alarmin se gazrat dhe tymi që del nga vullkani mund të ndotë ajrin e një fshati aty pranë dhe rrezikon edhe të përhapet në kryeqytetin Reykjavik.
Përqendrimet e dyoksidit të squfurit mund të arrijnë deri në 2,600 mikrogramë për metër kub, një nivel që konsiderohet “i pashëndetshëm ‘, sipas Agjencisë së Mjedisit të Islandës.
Paralajmërimi erdhi pasi matjet treguan se aktiviteti ishte përgjysmuar në çarjen vullkanike, e cila ka nxjerrë lavë të ndezur që nga e mërkura
Edhe pse më i fuqishëm se një shpërthim i mëparshëm në të njëjtën zonë vitin e kaluar, rrjedha fillestare e llavës prej rreth 32 metra kub në sekondë ishte ulur në ditën e dytë në rreth 18 metra kub në sekondë, sipas një vlerësimi të publikuar këto ditë./tch/.