Ismail Metallari, arbitri i parë shqiptarë që do të drejtojë edhe sfidat ndërkombëtare

Ismail Metallari bëhet arbitri i parë shqiptarë që tashmë do të referojë edhe me stemën e Federatës Botërore të hendbollit (IHF).

Me marrjen e licencës për refer botëror “IHF”, arbitri shqiptar nga Shkupi , ka mundësi të marrë pjesë edhe në garat e Lojrave Olimpike, që do të ishte pa dyshim edhe një arritje tjetër e madhe për Metallarin, i cili brenda këtij viti drejtoi ndeshjet e çerekfinales në Ligën e Kampionëve për femra.

Aktualisht Ismail Metallari është aktiv në Botërorit U19, në konkurrencë të meshkujve, i cili po zhvillohet në Kroaci. Arbitri shkupjan ka referuar gjithsej 5 ndeshje, duke treguar dëhsmuar se me plot meritë do të mbajë amblemën e “IHF”-së.

Isamil Metallari në edicionin që lamë pas në hendbollin vendor referoi edhe ndeshjen finale të Kupës së Maqedonisë së Veriut ndërmjet Vardarit dhe Pelisterit. Kujtojmë se Metallari me stemën e Federatës Europiane të Hendbollit (EHF) tashmë referon që nga viti 2015-të.

LEXO EDHE:

Back to top button