Itali/ Aksidentohet autobusi me persona me aftësi të kufizuara, disa të plagosur

Itali/ Aksidentohet autobusi me persona me aftësi të kufizuara, disa të plagosur

Gjashtë persona mbetën të plagosur në një aksident pasditen e së enjtes provincën e L’Aquila të Italisë, ku u përfshi një minibus për transportin e personave me aftësi të kufizuara. Automjeti i shoqatës ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një fushë pak metra larg rrugës, duke u përmbysur anash.

Të plagosurit janë transportuar në spital. Autobusi po i dërgonte personat në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Shkaqet e aksidentit ende nuk janë zbardhur Katër pasagjerë, shoferi, i cili iu nënshtrua hetimeve përkatëse, dhe një operator nga shoqata e personave me aftësi të kufizuara u plagosën.

LEXO EDHE:

Back to top button