Itali, gjenden 30 mijë monedha nga shekulli IV

Itali, gjenden 30 mijë monedha nga shekulli IV

Më shumë se 30,000 monedha të mëdha bronzi që datojnë nga shekulli i katërt pas Krishtit janë gjetur nga një zhytës, gjatë një zhytjeje në brigjet e Sardenjës, Itali. Ky zbulim mund të tregojë praninë e një anijeje të mbytur. Monedhat e gjetura rezultuan monedha romake prej bronzi ose bakri të përdorura edhe më vonë si monedhë bizantine. Sipas deklaratës së ministres së kulturës, monedhat datojnë nga viti 324 deri në vitin 340 të erës sonë. Ministria e kulturës tha se vendndodhja ku u gjetën monedhat mund të ruante, teorikisht, një anije të mbytur. Gjithashtu, u gjetën mure të amforave të prodhuara nga Afrika dhe Lindja, enë të larta romake e greke me qafë të ngushtë me dy doreza.

LEXO EDHE:

Back to top button