Itali, mjekët dhe infermierët marrin ujë fiziologjik në vend të vaksinës anti-Covid

Disa punonjës të kujdesit shëndetësor kanë marrë gabimisht tretësirë kripe në vend të vaksinës së Pfizer’s anti-Covid. Një ngjarje e tillë ndodhi në spitalin e Rovereto. Personeli i shëndetit do të duhet t’i nënshtrohen një testi serologjik, pasi për dozën e dytë nuk dihet se kush e ka marrë tretësirën dhe kush atë vaksinën.

Në këtë incident dyshohet se janë përfshirë 12 persona, mes tyre mjekë, infermierë dhe punëtorë të sistemit shëndetësor, bëjnë me dije gazeta l’Adige.

Midis atyre që morën fiziologjik në vend të vaksinës, ishte edhe një kirurg, i cili duhej të ndërpriste veprimtarinë e tij operacionale. Gabimi duket se ka ndodhur të premten e kaluar, kur në fund të një kursi vaksinimesh, i cili mbulon mesatarisht njëzet njerëz, disa shishka të vaksinës nuk u përdorën.

Ndërkohë, kompania e vaksinave ka vazhduar ta mohojë çështjen në një deklaratë për shtyp duke thënë se është lajm i rremë. Prej dy ditësh tashmë ditë gazeta l’Adige i ka kërkuar Autoritetit Shëndetësor të jepte shpjegimin e saj, por asnjë përgjigje ka ardhur deri më tani.

LEXO EDHE:

Back to top button