Itali, Presidenti jep afat katërditor për bisedimet për qeverinë e re

Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella ka dhënë një afat katërditor për krijimin e një qeverie të re, pas dorëheqjes së Giuseppe Conte nga posti i kryeministrit.

Mattarella iu drejtua kreut të Dhomës së Ulët të parlamentit, Roberto Fico dhe i besoi atij detyrën e ndërmjetësimit midis partive të koalicionit të mëparshëm qeverisës për të parë nëse mund të arrihej në një konsensus.

”Presidenti i dha Ficos vetëm katër ditë kohë për këto përpjekje”, sipas zyrës së Mattarellas.

Vetë Mattarella ka zhvilluar bisedime me palët ditët e fundit.

Dështimi për të rënë dakord mbi një qeveri të re mund të çojë në zgjedhje të parakohshme dhe një krizë politike potencialisht gjymtuese, ndërsa Italia përballet me recesionin pandemik dhe koronavirusin.

Mattarella dëshiron një qeveri që do të zgjasë deri në fund të legjislaturës.

Por, kjo do të jetë e vështirë të arrihet në Itali, ku qeveritë janë të paqëndrueshme.

Fico, 46 ​​vjeç, i përket Lëvizjes populiste të Pesë Yjeve dhe ka qenë në krye të dy dhomave të parlamentit që nga viti 2018.

LEXO EDHE:

Back to top button