Skena kaotike në Siatëll pas defektit të frigoriferëve për ruajtjen e vaksinave antiCovid-19

Një proces kaotik vaksinimi në Siatëll ka qenë një prej skenave më të papranueshme nga qytetarët për shkak të një defekti në frigoriferët që ruanin vaksinat antiCovid-19, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, DPA.

”Infermierë, zjarrfikës, vullnetarë dhe qindra qytetarë vërshuan nëpër spitale për të përdorur sa më shumë doza të ‘Moderna’-s, para se ato të skadonin”, shkruan DPA.

”Spitalet e Siatëllit nxorën qindra njerëz në mes të natës për t’u vaksinuar, pasi frigoriferët ku ato ruheshin pësuan defekt”, shkruan gazeta britanike ”The Guardian”.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi saktësisht defektin e tyre, por kampuset Northwest dhe Montlake të qendrës mjekësore UW dhe Qendrës Mjekësore Suedeze morën më shumë se 1 300 doza vaksinash që duheshin përdorur para se të skadonin”, shkruan gazeta duke cituar ”Seattle Times”.

Fjala për dozat e papritura u përhap në median sociale dhe qindra njerëz nxituan të përfitonin.

Në Qendrën Mjekësore Suedeze kishte mbi 100 qytetarë. Spitali shkroi në Twitter, në orën 23:59 se kishte 588 doza dhe për gjysmë ore të gjitha u mbaruan të gjitha rezervimet.

Në qendrën mjekësore UW-Northwest, autoritetet thanë se spitali po bënte çmos për të vaksinuar vetëm personat në nevojë, por shumë prej atyre që u paraqitën ishin shumë të rinj dhe të shëndetshëm për t’u kualifikuar.

LEXO EDHE:

Back to top button