Itali/ Që nga shtatori, telefonat nuk do të lejohen në shkollat e mesme

Itali/ Që nga shtatori, telefonat nuk do të lejohen në shkollat e mesme

Ministri italian i Arsimit, Giuseppe Valditara, njoftoi të hënën se nga viti i ardhshëm shkollor përdorimi i telefonave celularë do të ndalohet në të gjitha shkollat e mesme në Itali.

Sipas burimeve, deri tani ky vendim ka qenë në fuqi për shkollat fillore dhe nëntë-vjeçare

Sipas Ministrisë Italiane të Arsimit, ky vendim ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të nxënësve, duke u bazuar në prova shkencore që tregojnë se përdorimi i telefonave celularë ka efekte negative në performancën e adoleshentëve, duke vështirësuar përqendrimin, marrëdhëniet ndërpersonale dhe duke shkaktuar ndërprerje të gjumit.

Nga ky ndalim përjashtohen nxënësit me nevoja të veçanta si dhe ata që ndjekin shkolla të mesme me profil teknologjik.

Përdorimi i ‘tabelave elektronike’, tabletave dhe kompjuterëve do të vazhdojë të lejohet për të mbështetur metodat moderne të mësimdhënies.

LEXO EDHE:

Back to top button