Itali, Qeveria nën presion për masa të mëtejshme antiCOVID

Kufizime të reja janë urgjentisht të nevojshme për të kontrolluar rritjen shqetësuese të infektimeve COVID-19, paralajmëroi sot ministry italian i Kulturës, Dario Franceschini.

“Kryeministri Giuseppe Conte duhet të thërrasë një takim sa më shpejt pas kthimit të tij nga Brukseli, për të vendosur masa të reja kombëtare, me qëllim frenimin e epidemisë”, tha ai.

Qeveria tashmë ka paraqitur disa rregullore të reja, duke ndaluar festat dhe duke aplikuar shtetrrethime në mesnatë për lokalet dhe restorantet, si edhe duke e bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në mjediset e jashtme.

Të enjten, numri ditor i infektimeve COVID-19 në Itali theu rekord për të dytën ditë radhazi, me 8 804 raste të reja.

LEXO EDHE:

Back to top button