Rekord rastesh të reja edhe në Shqipëri, 289 në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 1 402 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 289 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Ky është numri më i lartë i regjistruar që nga fillimi i pandemisë. Po ashtu jetën e kanë humbur edhe 4 pacientë nga dy spitalet COVID të Tiranës.
Ndërsa janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar në 9 957 numrin e të shëruarave në Shqipëri që prej fillimit të epidemisë.