Kontestohen provat në rastin “Monstra”

Në gjykimin e sotëm për rastin “Monstra”, ka dëshmuar punonjëse e Ministrisë së Brendshme, e cila në vitin 2012 ishte krye- inspektore për analizë kimike. Atëherë, në MPB është bërë analiza e dheut me mostrat e marra nga Liqeni i Smilkovës dhe makina “Opel Omega” në të cilën, sipas prokurorisë, janë vozitur të akuzuarit. Analiza ka treguar se bëhet fjalë për dheun e njëjtë. Këtu avokatët dyshuan në relevancën e provave, pasi në gjykimin e mëparshëm një tjetër ekspert nga Ministria e Brendshme që e ka bërë analizën, tha se në të mungojnë mostrat e bëra me mikroskopi skaner.

- Advertisment -

Qëndrimi i prokurores Fatime Fetai është i kundërt. Ajo nuk dyshon në relevancën e analizës, por thotë se punonjësit e Ministrisë së Brendshme, përmes metodave të ndryshme, kanë vërtetuar se dheu afër liqenit të Smilkovës dhe dheu i makinës, përputhen.

Procedura e përsëritur për rastin “Monstra” është duke u zhvilluar dy vjet. Gjashtë persona akuzohen për vrasjen e pesëfishtë më 12 prill të vitit 2012.

Igor Styefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button