Blloku i parë i “TEC Manastirit” do të mbyllet

Blloku i parë e TEC Manastirit do të mbyllet për maksimum pesë vite. Vijon periudha në të cilën do të duhet të mbyllen të gjithë termocentralet që punojnë me qymyr, njoftoi kryeministri Zoran Zaev dhe shtoi se blloku i parë i gjigantit energjetik të Manastirit duhet të shndërrohet në termocentral me gaz, përkatësisht të lidhet me rrjetin e gazit të ndërtuar kohë më parë. Drejtori i ESM-së Vasko Kovaçevski thotë se blloku i parë do të duhet të mbyllet. Dy blloqet e tjera do të punojnë me qymyr për aq kohë sa lejon Bashkimi Evropian, për të paktën dhjetë vjet.

“Ne kemi në plan të mbyllim blloqet një nga një në vitet e ardhshme. Në pesë vitet e para, blloku 1 do të mbyllet, që nuk është i modernizuar dhe ka investim më të vogël në të. Sidoqoftë, blloku dy dhe blloku tre mund të funksionojnë në dhjetë vitet e ardhshme- deklaroi VASKO KOVAÇEVSKI -DREJTORI I ESM-së.

 Në strategjinë energjetike të Maqedonisë ekzistojnë tre skenarë për fatin “TEC Manastiri”. I pari është ruajtja e mënyrës aktuale të marrjes së energjisë elektrike me qymyr. Por në këtë rast, Komuniteti Evropian i Energjetikës do të vendosë një taksë të CO2-shit. Dhe kjo nënkupton një rritje drastike të çmimit të energjisë elektrike. Opsioni i dytë është lidhja e termocentralit me rrjetin e gazit dhe e treta është mbyllja e plotë e termocentralit. Të tre opsionet janë të shtrenjta dhe do të nënkuptojnë shtrenjtim të energjisë elektrike. Sipas ekspertëve, deri në vitin 2040 çmimi i energjisë elektrike do të rritet për 80 për qind, por njëkohësisht pritet të rritet edhe standardi i jetesës së qytetarëve, me më shumë se tre herë në krahasim me atë që kanë sot. TEC Manastiri, është prodhuesi më i madh i energjisë elektrike në vend, por është edhe një nga ndotësit më të mëdhenj të ajrit.

Ile PEtrevski

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button