Itali, rritet numri i rasteve të reja me koronavirus


Italia vijon të shënojë shifra të larta për shkak të koronavirusit. Këtë të premte janë regjistruar 1.462 rastet e reja me koronavirus .

Sipas Emergjencave Civile, 9 persona të tjerë kanë humbur jetën, ndërkohë që testimet kanë arritur në shifrat 97 mijë në një ditë.

Sipas shifrave të fundit bilancin total i viktimave arrin në 35,472.

Rritje ka pësuar dhe numri i pacientëve në terapi intensive, ndërsa totalisht janë të hospitalizuar 1178 persona.

Numri i rasteve pozitive në Itali që nga nisja e pandemisë e deri më sot ka arritur më 265.409.

Aktualisht në Itali janë ende 23.035 persona aktivë me koronavirus.

LEXO EDHE:

Back to top button