Usyk: Xhoshua lufto me mua ose leje titullin vakant

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk dërgoi mesazh kampionit të botës në peshën e rëndë, britanikut Enthoni Xhoshua. Usyk, pas fitores ndaj Derek Çisora, siguroi të drejtë e duelit ndaj Xhoshua, si i mandatuar nga VBO për titullin kampion të këtij Divizioni. Gjithsesi, organizimi i kësaj sfide nuk do të jetë i lehtë, pasi Xhoshua ka një parakontratë për dy duele ndaj Tajson Fjuri, vitin e ardhshëm.

Nuk do t’i lejoj nëse më kërkojnë të hap krahun. Xhoshua, ose të pranojë të duelojë me mua, ose të nxjerrë vakant titullin kampion VBO”, tha Usyk.

Xhoshua, më 5 dhjetor, do të mbrojë titujt kampionë bote (VBO, VBA dhe IBF) ndaj bullgarit Kubrat Pulev.

LEXO EDHE:

Back to top button