Itali, Senati pezullon seancën legjislative për shkak të COVID-19

Senati italian pezulloi sot seancën e tij legjislative pasi dy nga anëtarët e tij rezultuan pozitivë për COVID-19.

“Të gjitha takimet e planifikuara për ditën u ndërprenë si masë paraprake”, i tha një zëdhënës, duke shtuar se është e paqartë nëse aktiviteti normal do të rifillojë nesër.

“Dy senatorë të M5S janë infektuar me koronavirusin e ri dhe janë izoluar në shtëpi”, sqaroi Luigi di Maio, kreu i Lëvizjes populiste Pesë Yjet (M5S), partia kryesore në koalicionin qeveritar.

Ashtu si kolegët e tyre europianë, autoritetet italiane janë në gatishmëri të lartë kundër rrezikut të një vale të re infeksionesh dhe, deri më tani, kanë qenë relativisht të suksesshëm në frenimin e rasteve të COVID-19.

LEXO EDHE:

Back to top button