Kosovë, Klinaku: Specialja më telefonoj, refuzova të flas në gjuhë të tjera – nuk e njoh Gjykatën Speciale

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL- UÇK, Faton Klinaku, ka bërë të ditur se është telefonuar nga Dhomat e Specializuara, ku është ftuar për të nënshkruar diçka.

Mirëpo ai ka thënë se ka refuzuar të flasë në gjuhë të tjera përpos gjuhës shqipe, ndërsa ka përsëritur se nuk e njeh Gjykatën Speciale pasi konsideron se i ka skaduar mandati.

“Më thirrën në telefon dhomat e specializuara të gjykatës speciale dhe më thanë ti flet gjermanisht por ju thashë po por nuk dua të flas, më thanë ti flet anglisht po thashë por nuk dua të flas. Më thirrni vetëm me përkthyes. Çka unë e kuptova, më thanë se duhet të nënshkruaj diçka. Ju e dini që ne nuk e njohim dhe kjo gjykatë speciale nuk ka më mandat”, ka shkruar Klinaku në llogarinë e tij në Facebook.

LEXO EDHE:

Back to top button