Itali, sindikatat protestojnë në 23 qytete

Protesta sindikale në 23 qytete të Italisë

Në 23 qytete të Italisë sot tre sindikatat më të mëdha organizojnë protesta nën moton “Të fillohet nga puna”.

Këto janë protestat e dyta me radhë, pasi më 29 korrik punëtorët mobilizohen dhe kërkuan të marrin pjesë në miratimin e vendimeve për shfrytëzimin e 209 miliardë eurove nga Fondi për ripërtëritje, mjete që Italia i ka marrë Italia nga Bashkimi Evropian si ndihmë për përballje me pasojat nga pandemia me Kovid-19.

Sindikatat para së gjithash kërkojnë vazhdimin e masave për mbrojtje sociale, si bllokim të largimit nga puna, të drejtë të arsimit, sistemit shëndetësor publik, mbrojtje gjatë punës, reformë fiskale, luftë kundër evazionit fiskal, por para së gjithash janë ripërtëritja e marrëveshjeve kolektive, që kanë të bëjnë në më shumë se 10 milionë punëtor italianë.

LEXO EDHE:

Back to top button