Itali, 8 804 raste të reja me me COVID-19, dyfishohen viktimat në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Itali janë konfirmuar 8 804 raste të reja me koronavirus. Kështu, autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan se totali i të infektuarve në vend shkon në 381,602.

Nga ana tjetër, brenda ditës u regjistruan edhe 83 raste fatale si pasojë e koronavirusit, ndërsa dje ishin 43. Në total, bilanci i viktimave rritet në 36,372.

Numri i personave që janë negativizuar nga virusi është 245,964 ndërsa 99,266 janë ende raste aktive në vendin fqinj. Në 24 orët e fundit, autoritetet e Shëndetit analizuan 162.932 tamponë, 10.736 më pak se dje kur u bënë 152.196 teste.

Pacientët me simptoma janë 5.796 ndërsa në terapi intensive janë 586 të tjerë.

LEXO EDHE:

Back to top button