Italia kapërcen pragun e 50 000 viktimave nga COVID-19

Njëmbëdhjetë muaj pas fillimit të urgjencës shëndetësore, Italia tejkalon pragun e 50 mijë viktimave nga COVID-19.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i vdekjeve arriti në 50 453, një rritje me + 630 krahasuar me dje (562).

Gjatë 2 orëve të fundit, janë identifikuar 22 930 raste të reja infektimi, rreth 5 400 më pak se dje, që e çojnë totalin e tyre në 1 431 795.

Për herë të parë, që nga fillimi i valës së dytë, rastet pozitive aktuale janë në rënie, në 796 849, 9 098 më pak se të dielën kur ishin 805 947.

Sipas buletinit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjithashtu edhe shtrimet në kujdesin intensiv janë në rënie, me vetëm + 9 hyrje të reja në 24 orët e fundit, ndërsa dje ishin 43, për një total prej 3 810 pacientësh.

LEXO EDHE:

Back to top button