Brukseli i lumtur me fitoren e Biden: Fillim i ri për marrëdhëniet BE-SHBA

Fitorja e tij shënon një fillim të ri për marrëdhëniet BE-SHBA” tha Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pas bisedës që zhvilloi me Joe Biden.

E lumtur që fola me Presidentin e zgjedhur Joe Biden. E përgëzova për fitoren” deklaroi zyrtarja e lartë e Brukselit.

Ursula von der Leyen e vendosi theksin te bashkëpunimi. “Një BE dhe SHBA e fortë, së bashku mund të formësojë agjendën globale bazuar në bashkëpunimin, multilateralizmin, solidaritet dhe vlerat e përbashkëta” tha ajo.

Presidenti i sapo zgjedhur i Shteteve të Bashkuara zhvilloi një bisedë telefonike edhe me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

LEXO EDHE:

Back to top button