COVID- 19, Gjermania planifikon kufizime më të rrepta

Shtetet gjermane po bëjnë presion për një zgjatje të mbylljeve dhe kufizimeve gjithëpërfshirëse deri në dhjetor, përpara një konference me kancelaren Angela Merkel të mërkurën për të koordinuar përgjigjen e vendit ndaj pandemisë së COVID-19.

Propozimet e tyre sugjerojnë reduktimin kufirit të pjesëmarrjes në tubime në dy familje deri më 20 dhjetor, me rregulla potencialisht më të lirshme për periudhën e festave të Krishtlindjeve.

Rregulla më të rrepta për mbajtjen e maskave dhe karantinës në shkolla janë gjithashtu në shqyrtim.

Kryeministrat gjermanë propozuan, gjithashtu, ndalimin e fishekzjarrëve, që lëshohen tradicionalisht në Gjermani gjatë periudhës së Vitit të Ri.

Merkel dhe politikanë të tjerë kryesorë e kanë përgatitur publikun gjerman për një zgjatje të mbylljes aktuale, që u njoftua fillimisht vetëm për muajin nëntor, pasi rritjet ditore të infektimeve të konfirmuara vazhdojnë të mbeten të larta.

LEXO EDHE:

Back to top button