Festat e para për vajzën e Gigi dhe Zayn, andaj dhe dekorimet janë bërë më herët

Në muajin shtator, modelja bukuroshe Gigi Hadid dhe partneri i saj Zayn Malik, u bënë prindër për herë të parë. Ata mirëpritën në jetë një vogëlushe, e cila u kthye në kryefjalën e mediave në mbarë botën.

Megjithëse lajmi mori dhenë, Gigi ka preferuar të qëndrojë tepër diskrete dhe ende s’ka zbuluar as emrin e të voglës së saj. Megjithatë, ajo nuk e kurseu lajmin e bukur se është bërë nënë me një foto të dorës së të bijës.Pas kësaj poze, Gigi ka vendosur të tregohet më dorëlëshuar e të publikojë disa momente nga përditshmëria si nënë me vogëlushen e saj.

Herë pas here në llogarinë e saj kemi parë postime të ëmbla me të voglën, të cilës ende nuk ia kanë treguar portretin.

Vetëm pak orë më parë, modelja ka publikuar sërish një foto të adhurueshme me të bijën, teksa ka treguar gjithashtu ambientin e festave në shtëpinë e tyre.

Kësaj here, dekorimet janë vënë më herët pasi e vogla feston Krishtlindjet e para. Para lindjes së të voglës në fund të shtatorit, Gigi dhe Zayn kanë udhëtuar në New York për kontrollet e fundit mjekësore para se ekipi i mjekëve të Gigit ta shoqëronte atë përsëri në fermën e familjes Hadid në Pensilvani, pikërisht aty ku 25-vjeçarja lindi.

Po ashtu, raportohet se çifti po planifikon të rrisë vajzën e tyre pikërisht në këtë fermë.

Ata ndjehen të qetë duke qëndruar atje tani për tani. Gigi dëshiron më shumë privatësi për foshnjën e tyre dhe dëshiron që të jetë në gjendje ta rris larg vëmendjes mediatike.”- shkruan “E!Online”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid)

LEXO EDHE:

Back to top button