Italia në telashe, mesfushorët shfaqin probleme fizike

Italia do të jetë kundërshtari i parë i Shqipërisë në Kampionatin Evropian të futbollit, me”Të Kaltërit” e teknikut, Luçiano Spalletti, që kanë kryer edhe seancën e parë stërvitore në tokën gjermane, saktësisht në Iserlohn, ku edh do të qëndrojnë gjatë gjithë kompeticionit.

Seanca ka qenë e hapur dhe është ndjekur nga një numër i konsiderueshëm italianësh, të cilët në fund kanë bashkëbiseduar edhe me trajnerin Spalleti, me këtë të fundit që nuk ka ngurruar të evidentojë rëndësinë e mbështetjes që vjen nga tribuna.

Mirëpo, teksa kanë mbetur kur kanë mbetur edhe katër ditë nga përballja me Shqipërinë, Spalletti nuk mund të qëndrojë plotësisht i qetë, pasi mesfusha është reparti që ia prish jo pak humorin, me tre “yjet”, Nikolo Barella, Nikolo Faxhioli dhe Davide Fratesi, që kanë shfaqur probleme fizike.

LEXO EDHE:

Back to top button