Shqipëria intensifikon stërvitjet, nuk ka probleme fizike për asnjë lojtarë

Kombëtarja e Shqipërisë vijon me përgatitjet për ndeshjen e parë të grupit në “Euro 2024” ndaj Italisë, me kuqezinjtë që kanë zhvilluar vetëm një seancë stërvitore në kampin bazë në Kaiserau.

Skuadra ka punuar për më shumë se një e orë e 30 minuta mes palestrës dhe fushës, me grupin që ka punuar i plotë dhe deri tani nuk ka probleme fizike për asnjë lojtar.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të mërkurën, kombëtarja kuqezi do të zhvillojë një seancë stërvitore, që do të nisë në ora 12:00 dhe do të jetë e hapur për mediat 15 minutat e para.

LEXO EDHE:

Back to top button