Italia propozon të instalojë një teleskop të Ajnshtajnit në një minierë të braktisur

Italia propozon të instalojë një teleskop të Ajnshtajnit në një minierë të braktisur

Italia po propozon vendosjen e një prej teleskopëve më të avancuar në botë në një minierë të braktisur në një cep të largët të Sardenjës, duke shpresuar se qetësia e vendit do të rezultojë në miratimin dhe financimin nga Bashkimi Evropian.

Miniera e plumbit dhe zinkut Sos Enathos pranë qytetit të Lulës, e cila shtrihet 300 metra nën tokë nën bimësi të harlisur, është zgjedhur nga qeveria romake si kandidate për të vendosur të ashtuquajturin teleskopin e Ajnshtajnit.

Projekti i financuar nga BE synon të eksplorojë hapësirën e thellë duke studiuar valët gravitacionale dhe mund të funksionojë vetëm kur dridhjet e tokës janë minimale.

“Kjo do të na lejojë të shohim ngjarje shumë afër kohës kur ndodhi Big Bengu” rreth 14 miliardë vjet më parë, tha për Reuters fituesi i Çmimit Nobel në Fizikë të vitit 2021, Giorgio Parisi.

Parisi dhe shkencëtarë të tjerë thonë se miniera është ideale për shkak të aktivitetit të ulët sizmik të zonës dhe mungesës së vendbanimeve aty pranë, por Italia përballet me një vend konkurrues në Meuse-Rhine, një rajon i ndarë midis Holandës, Gjermanisë dhe Belgjikës.

Tenderi do të shpallet zyrtarisht në fund të vitit të ardhshëm.

 

LEXO EDHE:

Back to top button