Italia sfidon Hungarinë, derbi në stadiumin “Uembli”

Dita e sotme ka rezervuar një sfidë mjaft interesante në Ligën e Kombeve, teksa Italia do të kërkojë të mposhtë Hungarinë për t’i marrë vendin e parë në grupin 3 në Ligën A.

Hungarezët udhëheqin këtë grup me 10 pikë, ndërsa nga krahu tjetër italianët e Roberto Mançinit kanë dy pikë më pak dhe vetëm fitoja do iu bënte punë.

Po në këtë grup do të zbresin në fushën e lojës edhe Gjermania dhe Anglia, me dy ekipet që kërkojnë fitoren për moral, pasi edhe në rast fitoreje asnjëra nga skuadrat nuk mund të pozicionohet e para. Nesë gjermanët dalin me 3 pikë përballë “Tre luanëve” dhe Italia humbet ose barazon me Hungarinë, vendi i dytë i takon Gjermanisë.

LEXO EDHE:

Back to top button