Italia shtyn zgjedhjet lokale dhe rajonale për shkak të koronavirusit

Italia ka anuluar zgjedhjet lokale dhe rajonale të parapara në fundit të pranverës për shkak të pandemisë me koronavirus, thanë dy burime qeveritare të enjten, në një kohë të rritjes së infeksioneve të reja me variante të reja të virusit. Zgjedhjet për kryetar bashkie në qytetet kryesore italiane si Roma, Milano, Torino dhe Napoli janë shtyrë për midis 15 shtatorit dhe tetorit, thanë burimet, duke shtuar se qeveria e kishte konfirmuar vendimin me dekret, njoftoi Reuters.

Zgjedhjet rajonale të Kalabrisë gjithashtu po shtyhen, shtuan ata.

Zgjedhjet lokale janë vendimtare në Itali sepse ato shpesh ndikojnë në politikën kombëtare. Udhëheqësit e partive ndërtojnë pjesën më të madhe të ndikimit të tyre në kontrollimin e qyteteve dhe rajoneve të rëndësishme.

Aktualisht, shumica e partive në të gjithë spektrin politik mbështesin qeverinë e unitetit kombëtar të udhëhequr nga ish-udhëheqësi i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi, që do të thotë se qeveria lokale është një zonë e rrallë ku partitë mund të zbatojnë politikat e tyre.

Një fushatë politike tashmë ka filluar në Itali përpara zgjedhjeve, por zyrtarët shëndetësorë tani po paralajmërojnë për rrezikun e një vale të tretë të infeksionit në javët e ardhshme.

Në katër ditët e para të kësaj jave, numri i të infektuarve të ri me koronavirus u rrit me 25 për qind krahasuar me javën e kaluar.

Qeveria të martën urdhëroi mbylljen e të gjitha shkollave në rajonet më të prekura dhe zgjati kufizimet ekzistuese në lëvizjen dhe aktivitetet e biznesit.

LEXO EDHE:

Back to top button