Zelanda e Re goditet edhe nga një tërmet i fuqishëm, i treti brenda ditës

Zelanda e Re u godit nga një tërmet tjetër i fuqishëm 8 ballë sipas shkallës Rihter dhe një paralajmërim për cunami lëshuar përsëri, transmetojnë mediat britanike. Vetëm disa orë më parë, mbrojtja civile njoftoi se cunami kishte kaluar dhe u bëri thirrje njerëzve të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Një tërmet me madhësi 7.3 u regjistrua në 2.27 të mëngjesit në lindje të ishullit të Veriut, para se një dridhje tjetër me 7.4 ballë të ishte regjistruar pranë Ishujve Kermadec katër orë më vonë, raporton Daily Mail.

Një numër i madh i njerëzve që raportuan se ndien tërmetin pohuan se tërmeti i zgjoi dhe se dridhja zgjati për ca kohë.

Organi shtetëror i mbrojtjes civile, Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave, ka lëshuar një paralajmërim duke u kërkuar njerëzve që jetojnë në Ishullin e Veriut të lëvizin në tokë më të lartë.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi dëmet ose lëndimet./KosovaPress

LEXO EDHE:

Back to top button