Greqi, 2.219 raste të reja dhe 35 vdekje nga COVID-19

Greqia konfirmoi 2.219 infeksione të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, nga të cilat 21 u identifikuan në pikat hyrëse në vend, njoftoi sot Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY). Deri më tani, Greqia ka një total të konfirmuar prej 199 496 infektimesh me SARS-CoV-2.

- Advertisment -

Sipas të dhënave të konfirmuara të shtatë ditëve të fundit, 70 prej tyre janë të lidhur me udhëtimet nga jashtë dhe 2.695 me raste tashmë të regjistruara.

EODY njoftoi, gjithashtu, edhe 35 vdekje të tjera të lidhura me COVID-19 në 24 orët e fundit, që e çojnë numrin e përgjithshëm të viktimave, që nga shpërthimi i parë, në 6.632.

Numri i pacientëve në spital në ventilator arrin në gjithsej 449. Mosha mesatare e pacientëve është 68-vjeç.

Numri i pacientëve të rinj në spitale për shkak të COVID-19 në 24 orët e fundit është 365, ndërsa mesatarja e pranimeve në spitale në shtatë ditët e fundit është 316 pacientë./Atsh

 

LEXO EDHE:

Back to top button