Italia “zonë portokalli” deri në Natën e Vitit të Ri

Për Italinë duket se ka përfunduar “zona e kuqe” e Krishtlindjes, që nisi më 24 dhjetor dhe kanë filluar tri ditët “portokalli”, deri në prag të Vitit të Ri, me dyqane të hapura dhe udhëtime midis komunave pa vetëcertifikim.

“Respektimi i rregullave nga qytetarët ishte shumë i lartë”, tha zëvendësministri i Brendshëm, Matteo Mauri.

“Kjo është mënyra më e mirë për të garantuar siguri për të gjithë dhe për të shmangur një valë të tretë”, shtoi ai.

Mauri theksoi se gjatë festës së Vitit të Ri është e nevojshme të ruhen të njëjtat masa paraprake dhe si në ditët e “zonës së kuqe”.

LEXO EDHE:

Back to top button