Italiania Goxha është “mbretëresha” e garave në zbritje

Në Norvegji, Sofia Goxhia fitoi edhe matematikisht Kupën e Botës të katërt në karrierën e saj. Sportistja nga Bergamo e Italisë përfundoi përpara sllovenes Ilka Stuhec dhe siguroi triumfin me një garë më pak.

Kështu, 30-vjeçarja konfirmon veten si e vetmja në historinë e Italisë, që ka fituar katër Botërore me ski, në konkurencën e femrave.

Një rekord për këtë sport në Itali, duke qenë se askush para saj nuk kishte arritur të fitonte më shumë se dy herë. Rrjedhimisht, zbritja e fundit e planifikuar për në 15 mars në Soldeu të Andorrës, do të jetë e parëndësishme. Sofia Goxhia është tashmë, dhe përsëri, mbretëresha e garave në zbritje.

LEXO EDHE:

Back to top button