Ituralde Gonzales: Rreth 90 përqind e arbitrave në Spanjë mbështesin Realin
Real Madridi dhe Barcelona janë klubet më të njohura në Spanjë, por edhe në botë, dhe legjenda e arbitrimit Eduardo Ituralde González foli gjithashtu për rivalitetin e tyre.
Ituralde zbuloi diçka në një intervistë ekskluzive me “Cadena SER” që do të shkaktojë një stuhi reagimesh në publik.
“Rreth 90 përqind e arbitrave në Spanjë mbështesin Real Madridin dhe 10 përqind janë për Barcelonën. Nëse i pëlqen apo jo Barcelonës, nuk e di, por gjithashtu pohoj se rreth 70 përqind e popullsisë në Spanjë, me përjashtim të Katalonjës, mbështet Realin”, thotë Ituralde.
Gjigandët spanjollë u përballën së fundmi me njëri-tjetrin në Santiago Bernabeu dhe në fund “mbretërit” ishin të lumtur me një fitore 2-1.
Foto: Eldesmarque







