Ixhet Memeti pas 16 vitesh si Avokat i Popullit, sot u emërua në Këshillin e Prokurorëve

Ixhet Memeti u betua para kryeparlamentarit, si anëtar i ri i Këshillit të Prokurorëve. Ai u angazhua përsëri përmes Parlamentit. Paraprakisht dy herë u zgjodh avokat i popullit, ku qëndroi në detyrë për 16 vjet rresht. Pas përfundimit të ceremonisë, Memeti njoftoi se do të jepte deklaratë. Ai qëndroi para kamerës, por shpejt ndryshoi mendje.
https://www.youtube.com/watch?v=bJC_hz1Xiso&feature=youtu.be
Mbetëm pa përgjigje, si do të gjendet ai në rolin e anëtarit të Këshillit të Prokurorëve? A është e përshtatshme të transferohet shprehimisht, nga pozicioni i Avokatit të popullit në Këshillin e Prokurorëve, me mbështetjen politike që i dha atij dy mandate më parë si Avokat i popullit? A u zgjodh ai falë BDI-së, dhe marrëveshjes së koalicionit me LSDM-në? Partitë shqiptare të opozitës para një jave reaguan ashpër ndaj propozimit të Memetit për t’u bërë anëtar i ri i Këshillit të Prokurorëve. Ata shpjeguan se partitë e diktojnë drejtësinë në vend. Nga ana tjetër, BDI u mbrojt se Memeti ishte i vetmi kandidat shqiptar, që aplikoi në konkurs. Pos tij, anëtar i ri i Këshillit të Prokurorëve u zgjodh avokati Ljupço Ivanovski. Përndryshe, Këshilli ka 11 anëtarë. Katër zgjidhen nga Kuvendi politikisht. Dhe pikërisht ky organ, i cili ka anëtarë të zgjedhur politikisht, do të jetë pjesë e Këshillit të Reformës në Drejtësi, ku do të miratohet metodologjia për pastrimin e gjyqësorit dhe ndjekjen penale të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.
Bojan Stojanovski