Skiatori polak vendos rekord në Garmishpartenkirshen

Skiatori polak, David Kubacki është fitues i ski kërcimorës në “Garmish Partenkirhen”, ku vendosi edhe rekord të ri. Kubacki u shpall fitues me 282.1 pikë, duke arritur gjatësitë prej 139 dhe 144 metra, që është një rekord i ri dhe fitorja e pestë në karrierën e tij.

Skiatori Halor Egner Granerud u ndal në vendin e dytë duke arritur gjatësitë prej 137 dhe 136 metra, por me pikët e reja dhe 555 pikë në përgjithësi , prin listës së turenut “Katër Kërcimoret”. Në vendin e tretë u ndal polaku Pjotr Zhilla, që grumbulloi 260.4 pikë me kërcimet prej 129.5 dhe 137 metra.

Gjermani Karl Gajger, që shënoi fitore në kërcimoren e parë , në Obersdorf, sot u ndal në vendin e 5-të. Gara e tretë do të zhvilllohet në Insbruk.

LEXO EDHE:

Back to top button