Dy grabitje të armatosura në Kosovë

Një person ka informuar se dy persona të maskuar dhe armatosur, kanë hyrë në restorantin e tij dhe kanë vjedhur arkën.

Rasti ka ndodhur dje në mesditë në Ranilluk, ku sipas ankuesit në arkë ishin rreth 1500 euro. Rasti është duke u hetuar.

Një person tjetër ka raportuar se dy persona të maskuar nga ai kanë grabitur një çantë dore, në të cilën kishte para kesh, mbushje telefoni, një telefon mobil dhe disa dokumente personale.

Rasti ka ndodhur dje pasdite në Prishtinë dhe po hetohet nga njësitet policore.

LEXO EDHE:

Back to top button