Izrael, mësuesja që akuzohet për krime seksuale ekstradohet në Australi

Izraeli sot ka ekstraduar një mësuese hebreje në Australi për sulme seksuale ndaj studentëve në një shkollë në Melburn, njoftoi gazeta “The Jerusalem Post”, transmeton Anadolu.

Malka Leifer u ekstradua në Australi pas diskutimeve në gjykata që zgjatën për gjashtë vjet. Ajo përballet me 74 akuza për sulm seksual dhe përdhunim të të miturve.

Sipas të përditshmes, mësuesja ka pretenduar sëmundje mendore që kur filluan procedurat e ekstradimit në vitin 2014, por Gjykata e Qarkut në Kuds vitin e kaluar vendosi se ajo ishte e përshtatshme për t’u gjykuar dhe urdhëroi ekstradimin e saj.

Të gjitha ankesat nga Leifer u refuzuan nga Gjykata Supreme e Izraelit.

Leifer u arratis në Izrael në vitin 2008 pasi shumë akuza dolën kundër saj.

Ekstradimi i mësueses vjen disa orë para se Izraeli të ndalojë fluturimet e pasagjerëve brenda dhe jashtë vendit për një javë, si përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19). Kufizimet e fluturimeve fillojnë të hënën në mbrëmje.

LEXO EDHE:

Back to top button