Prilep, trajneri i xhudos akuzohet për përdhunim

Prokuroria Themelore Publike në Prilep ka nisur hetimet kundër trajnerit 46-vjeçar të xhudos, për të cilin ekziston dyshimi se duke abuzuar me pozitën e tij duke kryer veprime seksuale ndaj nxënësve të mitur. Me propozim të prokurorit publik, gjykata ka vendosur 30 ditë paraburgim për 46-vjeçarin.

“I dyshuari si trajner i xhudos, nga prilli deri në nëntor 2020, në Prilep dhe vende të tjera ka abuzuar me pozitën e tij, duke kryer veprime seksuale ndaj personave të mitur të moshës 14 vjeçe, studentë që iu besuan për trajnim dhe arsimi”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë Publike.

LEXO EDHE:

Back to top button