Izrael, protesta kundër kryeministrit Netanyahu


Mijëra izraelitë kanë protestuar jashtë rezidencës zyrtare të kryeministrit Benjamin Netanyahu, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Demonstruesit kanë protestuar kundër trajtimit të krizës së koronavirusit nga Netanyahu, e cila ka çuar në rritjen e papunësisë.
Protestuesit mbanin pankarta në duar me mbishkrimet, “kryeministri i krimit” dhe slogane si “Bibi (Netanyahu) kthehu në shtëpi”. Megjithëse demonstratat kanë qenë kryesisht paqësore, protestuesit u përplasën me policinë në disa vende. Policia arrestoi 13 persona, ndërkohë u plagosën dy oficerë gjatë një përplasje me turmën.
Netanyahu është zotuar se do të qëndrojë në detyrë pavarësisht akuzave për ryshfet dhe mashtrim. Ai i ka mohuar akuzat, duke i quajtur “gjueti shtrigash” dhe ka sulmuar gjykatat, ligjin dhe mediat.

LEXO EDHE:

Back to top button